Kruja per here te pare permendet nga gjeografi I lashte Klaud Ptoleme (90-160) qe e quan “qyteti I albaneve” (Albanopolis) per shkak te fisit Ilir te Albaneve qe banonin ne kete zone. Edhe sot e kesaj dite, cdo shqiptar njihet ne bote si “Albane” pasardhes te drejtperdrejt te qyteterimit Ilir ,bashkekohes te Grekeve dhe Romakeve. Rrenojat e qytetit antik te “Albanopolit” ndodhen ne perendim te qytetit te Krujes, vetem 25 km larg nga kryeqyteti, 10 km nga aeroporti nderkombetar Nene Tereza dhe vetem 40 km nga porti kryesor I Shqiperise, ai I Durresit. Qyteti antic shtrihet ne pllajen e nje kodre piktoreske, 500m nga rruga nacionale Fushe-kruje- Kruje ,ne fshatin Zgerdhesh. Germimet arkeologjike te kryera ne kete zone kane nxjerre ne drite vlera te pasura te qyteterimit te lashte ilir. Qyteti ze nje siperfaqe prej 10 h dhe eshte I rrethuar nga te gjitha anet me mure te larta ,te ndertuara me gure te latuar. Fragmente te ketij muri kane ardh deri ne ditet e sotme,si per te na treguar fuqine e zhvillimit qe ka patur ky qytet. Sipas historianeve mendohet se qyteti ka qene I ndare ne disa pjese: Akropoli I cili ndodhej ne pjesen me te larte te qytetit, ku jetonin paria e qytetit. Qyteti I mesem, ku zhvillohej veprimtaria zejtare dhe tregtare .Ne kete pjese dallohet sheshi dhe tregu I qytetit. Qyteti I vogel,ku jetonin shtresa me e ulet e qytetit. Karakteristike e ketij qyteti eshte pershtatja e terrenit shkembor me pjeset perberese te qytetit. Rrugicat dhe shkallet jane te gdhendura ne shkemb. Qyteti kishte 3 porta hyrese. Germimet arkeologjike kane nxjerr ne drite mjaft sende me vlere si : objekte zbukurimi, shumica prej te cilave jane prej bronzi arme dhe vegla pune prej hekuri si thika ,sopata, heshta,ene balte si dhe 200 monedha greke e romake.

Te gjitha sendet e zbuluara jane te ekspozuar ne Muzeun Historik Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu , kruje. Kryeqendra e Albaneve pati lulezimin e saj nga shek IV P.E.S deri ne shek e III E.R . Pas pushtimit Romak qyteti filloi te braktisej dhe banoret e tij u shperngulen ne zonat malore drejt malsive ku dhe ishin me te mbrojtur. Sundimi Romak solli Nderprerjen e zhvillimit te jetes ne kryeqytetin e Albaneve. Sipas historigrafise shqiptare , banoret e Albanopolisit e braktisen qytetin e tyre dhe u vendosen ne pllajen e malit, ne qytetin e sotem te Krujes. Kete teze e percaktojne germimet arkeologjike te kryera ne varrezat e krujes nga studiues te huaj qe evidentuan sende me nje nivel te latre punimi, dhe qe kane ngjashmeri me sendet e e zbuluara ne qytetin e Albaneve . Kjo verteton se banoret e hershem te krujes se sotme jane pasardhes te drejtperdrejt te Albaneve .

Kruja e sotme lindi ne mesjete , megjithese nga germimet e bera ne varrezat e krujes jane zbuluar deshmi qe tregojne se kjo zone eshte banuar qysh ne antikitetin e hershem. Ne kete kohe banoret e kesaj zone thirreshin Arber dhe Kruja ishte kryeqender E Arberesheve. Kjo eshte nje e dhene tjeter gjuhesore qe percakton vazhdimesine Albano-Arbenore- shqiptare. Emri “Kruje” permendet per here te pare ne aktet e sinodit kishtar qe u mbajt ne Kostandinopojen e vitit 879 ku nenshkroj, si pjesmarres edhe peshkopi Davidi I Krujes . Prej kesaj kohe ky emer nuk ka ndryshuar me. Sipas gojedhenave emri I qytetit ka mbetur nga krojet “burimet” e shumta qe ndodhen ne te gjith hapsiren e qytetit. Ne shek IX-XII qyteti nis e zgjerohet gjithnje e me shume, kalaja forcohet dhe behet qender e feudaleve te ndryshem . NE kete kohe Kruja ishte kryeqender peshkopale dhe kjo vihet re ne rrenojat e shumta te kishave, toponimet, etj. Ne veri-perendim te qytetit ndodhet nje burim I madh qe quhet Kroi i llaspotit (Dhespotit) si qeneder e rendesishme politike, administrative dhe ipeshkvore e Principates se Arberit. Kruja si qender e rendesishme administrative permendet ne shek XII-XIII ,gjate epokes se Progonit dhe bijeve te tij Gjini dhe Dhimitri. Zhvillimin me te madh e njohu ne kohen e Dhimitrit. Ne vitin 1216 Principata e Arberit kalon ne Despotatin e Epirit nen sundimin e Princit Mihal Engjell Komneni (Nipi i Perandorit te fundit te Bizantit) . Prej vitit 1338 Kruja kalon nen kontrollin e Tanush Topise . Fuqine me te madhe e pati ne periudhen e Karl Topise , qe seli kishte keshtjellen e krujes. Pas renies se Topijajve, kruja kalon nen zotrimin e familjes se kastrioteve ku djali I Pal Kastriotit , Gjoni filloi veprimtarine e tij politike dhe ushtarake . Ai ,duke perfituar nga dobesimi I principatave shqiptare, shtiu ne zoterimin e tij krahinen e Dibres, Matit, deri ne bregdet duke perfshire edhe peshkopaten e Krujes te cilen e beri seli te tij. Me ardhjen e pushtuesve turqe gjendja e principates se Kastrioteve u keqesua dhe nen kercenimet e tyre u detyrua te pranonte vasalitetin duke ju dhene peng 4-djemte e tij. Ne vitin 1443, Subashi I Krujes ishte caktuar Gjergj Kastrioti , djali me I vogel i Gjon Kastriotit( nje nga 4-djemte e dhene peng sulltanit) , qe turqit e quanin Skenderbe “zoti Aleksander” ,titulli me I larte I perandorise osmane. Gjergj Kastrioti “Skenderbeu” arriti te rimarre keshtjellen e te pareve te tij , kryekeshtjellen e shqiptarise dhe per ta kthyer ate ne simbol te qendreses kunder se keqes. Gjate udheheqjes 25-vjecare te Skenderbeut Kruja njohu 3- rrethime:

Rrethimi i parë i Krujës ka ndodhur në vitin 1450, kur një ushtri Osmane prej rreth 100.000 ushtaresh rrethuan muret e keshtjelles se Krujes , por pa mundur ta merrnin ate. Skenderbeu nen udheheqjen e nje ushtrie te vogel prej jo me shume se 10000 vetash , ku 4000 qendronin Brenda murevete keshtjelles nen komanden e VRANA Kontit ,arriti te zbrapste ushtrine osmane.

Rrethimi i dytë i Krujës ndodhi ne vitin 1466 dhe zgjati deri ne vitin 1467 . Gjate ketij rrethimi mori pjese vete Sulltan Mehmeti II . ,Edhe pse epërsia e tyre ishte shume me e madhe në numër dhe në armatime ata nuk munden të pushtonin qytetin dhe u mundën nga forcat e Skënderbut. Nga kjo disfate qe pesoi ushtria osmane Sulltan Mehmeti II kaloi ne deshperim dhe vdiq.

Rrethimi i tretë i Krujës nga Perandoria Osmane ka ndodhur në  vitin 1467 , disa muaj pas dështimit të rrethimit te dyte . Gjate ketij rrethimi Skenderbeu goditi forcat osmane qe ne fushimin e tyre ne brigjet e lumit Shkumbin .

Pas nje rezistence gjysme shekullore , te mbushur me plot sfida dhe triumfe qe I dhane lavdi kombit shqiptar , dhe e ben ate symbol te rezistences Heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu vdiq me 17/01/1468 .

Rezistenca e popullit shqiptar ndaj pushtuesve osmane zgjati edhe 10-vjet pas vdekjes se Skenderbeut. Me 1478 Kruja u rrethua per here te katert . Ky rrethim rezultoi me pushtimin e qytetit , pas 3-deshtimeve te meparshme.

 Kruja mbeti symbol I cdo shqiptari edhe pas renies perfundimtare ne duart e turqeve , te cilet e fshin nga faqja e dheut, por nuk munden ta fshinin nga zemrat e shqiptareve te cilet moren arratine neper bote (kryesisht ne itali duke krijuar koloni Arbereshe qe ekzistojne edhe sot e kesaj dite). Bashke me pjesen tjeter drejt Italise emigroi edhe familja e Skenderbeut , qe u vendosen ne pronat e dhuruara nga Mbreti I Napolit Alfonsi I .Ata edhe pse emigruan , nuk harruan lavdine qe cdo popull do ta kishte zili, dhe nuk reshten se vepruari per ta ringritur Krujen ne vendin qe I takon. Nje nga faktet qe e verteton deshiren per ta ringritur lavdine e kombit shqiptar eshte edhe tentativa e djalit te Skenderbeut , Gjon Kastrioti II ,I cili gjate vitit 1481 organizoi kryengritje te mbeshtetura nga arbereshet e emigruar . Sukseset e tij ishin shume te vogla duke I krahasuar ato me betejat e te atit.

Edhe pse Kruja u dogj prej turqeve, faktet e ngjarjeve te epokave te lavdishme mbeten te paprekura. Sot ju mund ta vizitoni ate,te ndjeni nga afer emocionin qe te jep kur e prek historine e gjalle, kur behesh njesh me te. Bota krenohet me Trojen qe u mor me pabesi ndersa Shqipetaret krenohen qe I dhane botes leksionin se nje grusht njerzish ,pertej miteve spartane, mund te perballojn tiranite me te tmerrshme. Perballe mureve te Krujes u dynden ushtri me mbi 100000 ushtare , e kete e thon vete kronistet osman. Per tu perballur kete ushtri qe I kalonte te 100000 veta, u mobilizuan burra e gra, nga keto vetem 3 mije ishin ushtare profesioniste.