Kruja , ashtu si mbare trevat shqiptare eshte mjaft e pasur ne etnografi . Ajo ne vetvete eshte nje shqiperi e vogel , e cila ndahet ne 4-zona etno-kulturore:

1. Rranxia (Qyteti I Krujes) 2. Arbnia (Pjesa fushore e Krujes) 3. Kurbini (Pjesa veriore e Malesise se Krujes) 4. Benda( Pjesa jugore e Malesise se Krujes) ,

ku larmishmeria e veshjeve eshte e pasur . Nder veshjet karakteristike te zones se Krujes do te veconim ate te gruas qytetare me linje te gjate dhe xhype me gajtan te zi , dhe te qendisur me fije ari (veshje martese e mbajtur nga shtresat e larta) , te cilat jan eperdorur nga grate krutane deri nga fundi I shek IXX . Xhypet beheshin prej cohe te kuqe me astar boje vishnje per grate e reja , dhe prej cohe me ngjyre kafe dhe astar me ngjyre kafe per grate me te moshuara. Tjeter veshje jane dimitet e grave krutane qe u perdoren nga fillimi I shek 20 , dallohen per pelhurat e mendafshta qe perdornin ne qepjen e tij dhe per format e rend ate qendisjes me fije ari dhe rruaza te bardha te mandores(kemishes) ,jelekut dhe kembeve te dimiteve (citjan sic thirren nga grate krutane). Ky kostum deri ne vitet 80 I jepej vajzes ne prike si trashegim nga nena.

Ne veshjet e burrave vecohet ajo e qytetit te Krujes me xhoken e zeze dhe xhamadan prej cohe te kuqe te mbyllur , dhe jelekun e qendisur me fije ari qe vishej nga burrat e shtreses se pasur. Sot ne forma me te thjeshtuara kjo lloj veshje mbahet nga Grupi Karakteristik I Pleqve te Krujes. Tjeter veshje per burrat ka qene veshja me brekushe te bardha dhe xhoke te zeze , te cilat jane perdorur ne jeten e perditshme. Ne fillim te shek 20 burrat e rinj filluan te mbajn tirq shajaku qepur e zbukuruar me gajtan te zi.

Ne veshjet e grave te malesise dallohen per perdorimin e zbukurimeve metalike . Gjerdanet mjaft te rende paresh dhe paftash decorative dekoronin gjoksin te montuar ne shami apo ne bocet e perparme ose te qepura ne dy anet e jelekut , ose ndryshe quhej “jeleku me pare”.