Pazari I Vjeter eshte ndërtuar në shek XVII. Dyqanet e para mendohet të kenë qenë pranë kështjellës dhe me kalimin e viteve dyqanet u zgjeruan duke u shtrirë deri në qendër  të qytetit, sipas fotove të kohës. Hovin më të madh zejtaria dhe artizanati në Pazarin e Vjeter e mori në shek XVII-XIX që numëronte rreth 200 dyqane.Pazari  është I përbërë nga dy rreshta dyqanesh te mbuluara me cati, pjerresia e te ciles anon nga qendra, duke krijuar një arkatë pergjatë gjithë gjatesisë së tij. Zejet kryesore ne kete Pazar kanë qenë :Lëkure punues , Shajak punues , Furrxhinjte, Armëtarët,Terzinjë(Rrobaqepës) Qeleshe punues, Pocar, Marangoz, Hanxhinjë, Kafexhinj, Kasap, Berber, Nallban, Këpucar,Kovac.

  • Në Pazarin e Vjeter sot mund të gjesh objekte dhe sende te punuara me dore nga artizanet Krutane si: Qeleshe, veshje popullore per burra dhe gra, argjendari, punime bakri, punime hekuri, punime druri, vepra arti ne mermer dhe allci, piktura, punime artizanale te punuara me dore si(sixhade, qilima,etj.) Gjithashtu tregtohen objekte dhe sende te vjetra të mbledhura ne Krujë dhe në zonën përreth.
  • Xhamia e Varoshit ( Xhamia e Murat Beut) eshte pjese e   ansamblit te Pazarit te Vjeter  dhe  u ndertua ne vitin 1533 , gjate periudhes se pushtimit ottoman . Kjo xhami mbart vlera arkitekturore te vecanta , duke ju pershtatur harmonise se ndertimeve  ne Pazarin e Vjeter. Ajo gezon edhe statusin e monumentit te cultures. Gjate regjimit komunist kjo xhami u mbyll dhe minarja e saj autentike u shemb. Xhamia e Varoshit u rihap perseri ne vitin 1991 , ku u ndertua edhe minarja e re. Sot kjo xhami eshte e vizitueshme nga te gjithe vizitoret vendas dhe te huaj.