• Muzeu Kombetar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Ky muze u ndertua për nder të heroit tonë kombëtar  në  fillim te viteve 80 .  Ky muze është I pari dhe I vetmi  I konceptua si muze memorial,  nga nje grup arkitektesh dhe historianësh për jubileun e 500 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut.  Muzeu nga pamja e jashtme përfaqëson arkitekturën dhe traditën Shqiptare I punuar I gjithi në gurë. Hyrja e muzeut është konceptuar  duke paraqitur heroin sebashku me popullin përkrah tij, në  nje veper monumentale skulpturore. Në ambjentet e tjera të muzeut paraqiten  në mënyrë kronologjike e gjithë historia e rrugëtimit të popullit Shqiptarë , duke filluar nga salla e Antikitetit, salla e Mesjetes , salla e Evazionit, për të vazhduar me sallen e Bashkimit e Përballimit, fortifikimet , Rezistenca, Kancelaria , Bibloteka , Pinakoteka , dhe Trashegimia  e Jehona e Skëndërbeut në shekuj.
  • Muzeu etnografik I Krujes eshte muzeu me unik I Shqiperise dhe nder me te rrallet ne Ballkan.

Ndodhet brënda lagjes Kala dhe si banesë I takon shtresës së pasur feudale me karakter te theksuar qytetar,  e cila ishte nen zoterimin e familjes se njohur te Toptaneve qe ishin edhe drejtues te Krujes. Banesa është e ndërtuar në gjysmën e dytë të shek XVIII (Viti 1764) dhe është tipit “cardak” e punuar e gjitha me gurë.  Muzeu Etnografik Kombetar u perurua  me 20 Nentor 1989 .

Në banesë dallohet kati I poshtëm që shërben për punimin e veglave tradicionale bujqësore, ambientet për bluarjen e drithrit, për shtypjen e ullirit, ambienti për prodhimin e verës dhe rakisë, dhe për të vazhduar më tej me ambientet e punimit të lëkurës, qilimave, etj.

Në katin e dytë ndodhet oda e burrave e cila është më e kuruara , me dekoracione artistike , me tavan me rozetë qëndrore dhe anësore, dhe piktura morale.

Pas këtij ambjenti ndodhet banjo me avull(hamami), një nga objektet më të rralla të banesës.

Nje tjeter  ambient eshte dhoma e gatimit  ku dallohen enet autentike te gatimit dhe oxhaku . Me tej vazhdohet me dhomën familjare ku ishte e lejuar te  qëndronte e gjithë familja, pasi ne ate kohe ishte e ndaluar te qendronin burrat dhe grate sebashku.

Karakteristikë e kësaj shtëpije janë dyert e ulta që detyronin njerzit të ulnin kokën në shenjë respekti për të pranishmit.