1. PARKU KOMBETAR I QAFSHTAMES

Ndodhet në pjesen lindore te krujes, ne vargmalin e skenderbeut. Sipëfaqja e tij është 2,000 ha. Parku prezanton një biodiversitet të larte, por njëkohësisht dhe vlera të larta turistiko-rekreative. Tradicionalisht është përdorur për këtë qëllim, dhe  eshte parku i pare kombetar  I shpallur ne shqiperi. Ne pjesen veriore te parkut ndodhet maja e liqenit qe eshte edhe pika me e larte e rrethit te krujes , 1724m mbi nivelin e detit.  Kjo maje e ka marre kete emer prej liqenit akullnajor qe ndodhet ne piken me te larte te malit te Skenderbeut.  Ky park  u frekuentua ne fillim  nga familja mbreterore, ndersa gjate rregjimit komunist u kthye ne kamp puntoresh, pioneresh, ku gjithashtu pushonin edhe udheheqesit e kohes. Ne parkun e qafshtames ndeshen shume burime uji ku me kryesori eshte kroi I Nenes Mbretereshe ( e ka marre kete emer per nder te nenes se mbretit ZOG). Gjithashtu ne kete park ndodhet edhe vila e pushimit e familjes mbreterore.  Parku I Qafeshtames dominohet  nga pyjet e pishës dhe ahut, por gjithashtu prezent jane edhe dushqet, bimet medicinale dhe livadhet . Ne kete park mund te ndeshesh kafshe te egra  si  ketrat, dhelpra ,gjeli I eger ,mellenjat , shapkat ,dhia e eger etj. Zonë malore e preferuar nga publiku për vlerat e saj të spikatura te  peisazhit, vetive shlodhëse dhe kurative. Ky park rekomandohet nga mjekesia per kurimin  e semundjeve azmatike  dhe alergjike , per shkak te prezences se madhe te bimeve medicinale , ajrit te fresket dhe burimeve ujore me permbajtje te ulet te kriperave minerale . Ne  Parkun e Qafshtames ndodhen dy kampe: kampi I siperm qe eshte edhe me I vjetri, dhe kampi I poshtem. Ne te dy kampet ofrohet sherbimi I hotelerive dhe I restoranteve. Ne kete park shkohet nepermjet rruges automobilistike Kruje-Qafshtam me gjatesi 22 Km, qe pershkohet per reth 1 ore. Per gjate gjithe gjatesise se rruges peizazhi natyror eshte mjaft piktoresk, me kthesa te shumta dhe mjedise rurale. Vizitat ne kete park mund te jene te organizuara ne grupe te shoqeruara me guide , por edhe ne menyre individuale. Parku te jep mundesine e organizimit te piknikut ,ecjes , soditjes dhe  sporteve te ndryshme .

  1. MALI I KRUJES

Bën pjesë në vargmalin Krujë-Dajt me lartësi 1176m mbi nivelin e detit, dhe me sipërfaqe 1408ha. Mali I Krujës ngrihet si një kala madhështore natyrore, përballë detit me fushëpamje të gjërë nga të gjithë anët e horizontit.  Ky mal është I përbërë nga gremina shkembore  me carje të mëdha nga të gjitha anët dhe të mbushura me bimësi.  Në buzë të Malit të Krujës ndodhet edhe vendi I shejntë Sarisalltiku. Rrafshnalta e malit me sip 300ha përfshin  një numër të madh krateresh me origjinë karstike  që kanë madhësi të ndryshme nga njëra tjetra. Pjesë e pejzazhit natyror të malit të Krujës janë edhe : gryka e lumit Dro dhe gryka e lumit Zezë. Habitati I malit të Krujës është  përbërë nga bimësi e denture,duke u nisur nga ullishtja dhe kati i bimëve mesdhetare me gjelbërim të përhershëm  deri në zonën e Ahut dhe Pishës. Ky mal ka mjaft livadhe dhe është I pasur me një shumëllojshmëri bimësh medicinale. Karakteristike e Malit te Krujes eshte se ne te gjendet e instaluar lloji i Pishes  “ Rrobull” qe ne anen perndimore zbret deri ne 800-m lartesi . Ky dru pyjor eshte karakteristike e maleve te larta, por     qe ka zbritur deri ne zonen ullirit. Ne malin e krujes organizohen ture ditore, ku larmishmeria e mjedist te jep mundesin e clodhjes, ecjes dhe sporteve te ndryshme. Ofrohet sherbimi I bareve dhe restoranteve.

  1. Mali I Kavanies . Mali I kavanies, me lartesi 1421. Ndodhet ne malesine e krujes rreth 8 km nga qytetit I krujes. Ky mal ngrihet ne forme piramide ne mesin e dy vargmaleve , atij Kruje-Dajt dhe vargmalit te Skenderbeut. Gjithashtu, e ndan malesine e krujes ne dy zone etnokulturore: ne zonen e kurbinit qe ndodhet ne pjesen veriore te malit, dhe ne zonen e Bendes qe ndodhet ne anen jugore. Ke to dy zona kan dallime te medha etnokulturore, si ne konceptin e baneses, te folures, martesa, besimi, dhe te drejtat zakonore. Zona e Kurbinit zbaton sot e kesaj dite kanunin e Lek Dukagjinit, ndersa ne zonen e Bendes tradita zakonore esht krejt e ndryshme dhe bazohet ne kanunin e saj. Mali I kavanijes eshte kufiri jugor I ndikimit te kanunit te Lek Dukagjinit. Emrin “kava nije” mendohet ta kete marre nga nje kavo gjigante qe qendronte e varur nga maja e malit. sipas banoreve, kjo kavo ka sherbyer si kavo per ankorimin e anijeve ne lashtesi. Specialistet dhe historianet thone  se ne piken me te larte te malit jan gjetur gjurm te qeramikes dhe gure te punuar gje qe tregon se aty mund te kete qene vendosur nje kembane, e cila vihej ne levizje nepermjet kavos qe shtrihej deri ne fund te malit. Maja e malit perbehet nga dy shkembinj gjigand me nje te care me form kanioni ne mes, ku mendohet se ka qene varur kembana.  Me qe kavoja ishte shum e trashe dhe ngjasonte me kavot e ankorimit te anijeve, banoret e thirren “ kavo  e anijes” dhe keshtu toponimi I ketij mali mbeti  mali i kavanijes.
  2. KANIONI I LUMIT DRO

Ndodhen 4km ne veri te qytetit te krujes,ne krah te rruges nacionale kruje – qafshtame, ndermjet malit te krujes dhe atij te brretit. Kjo pjese me gjatesi 1.5 km  eshte shpallur monument natyre.  Habitati perreth ketij kanioni eshte I paprekur nga dora e njeriut, dhe ruhet ne gjendje shum te mire. Ne gjithe gjatesine e tij kanioni I lumit dro eshte I veshur me bimesi tipike mesdhetare , me gjelberim te perhershem. Bimesia dominante eshte mareja e cila sherben edhe si frut, ilnja, dafina, ulliri, shqopa, mersini, etj. Kanioni, pershkohet nga lumi me te njejtin emer dhe ka shum ujvara qe vijne rresht njera pas tjetres duke formuar nje ansabel kataraktesh te mrekullueshem. Pergjate shtratit te lumit burojne mjaft burime te medha, ai me interesanti eshte burimi I Banacit I cili eshte nje shpelle nentokesore me gjatesi 3 km. Nga kjo shpelle del nje lume (burim) dhe eshte i pa eksploruar.  Ne mesin e kanionit ndodhet nje ure guri, dhe nje prej rrugeve me te pazakonta ne shqiperi e cila eshte e gdhendur e gjitha ne shkemb. Ne gjith faqen e shkembit verehen gjurme te gdhendura ne forme shkallaresh. Kanioni I lumit Dro njihet me emrin “SHKEMBI I VAJES”, pasi ketu ndodhet legjenda e vajzave krutane te cilat u hodhen nga shkembi per te mos rene ne duar te turqve.Legjenda thote se  nenat e vajzave te rena vinin dhe i vajtonin cdo dite bijat e tyre,dhe per kete I mbeti toponimi Shkembi I Vajes (Shkembi I Vajtimit).  Kjo legjende eshte ruajtur  me fanatizem nga banoret e zones brez pas brezi deri ne ditet e sotme. Per nder te vajzave qe u vetflijuan  eshte ngritur nje memorial  me mbishkrim kushtuar sacrifices se tyre.

  1. kanioni I Lumit zeze buron nga parku kombetar I qafshtames dhe can perms malin e krujes me ate te gamit, duke formuar nje kanion te mrekullueshem me gjatesi 3 km. Pergjate kanionit ndeshen mjaft burime dhe ujvara nga me spektakolaret, per gjate gjith shtratit gjarperon rruga mesjetare Shkoder -Lezhe-diber, e cila ne gjatesine e kanionit eshte rruge ne kalldrem, dhe ne mesin e kanionit ndodhet ura e abdyl ages. Lumi I zeze shfaq nje peisazh te mahnitshem historic dhe  natyror. Me viziten e ketij kanioni cdokush do ngelej I mahnitur.
  2. UJERAT TERMALE NE FSHATIN BILAJ

Ndodhen ne fshatin bilaj ne perendim te fushkrujes. Keto ujera u zbbuluan rastesisht duke kerkuar per uje te pishem. Kane temperature 600C dhe jane te pasur me element minerar (squfur) dhe kripera te ndryshme qe I japin ujit ngjyre te gjelbert ne te hapur. Ne vitet 1971-1975, perfundoi edhe ndertimi I qendres se posatshme curative qe kuron te semuret nga reumatizma. Sot kjo qender eshte modernizuar dhe ofron sherbime e banjove curative,  bar-restorant dhe hoteleri.

  1. HURDHA E KECIT

Ky toponim haset  ne gjithe terrritorin e krujes, aty ku ka burime dhe ujvara. Hurdha e kecit ndodhet ne fshatin Noje, 6km ne lindje te krujes, ne njerin prej degezimeve te lumit Dro. Eshte ujvare me gjatesi 15-20m dhe me pamje mjaft piktoreske. Per kete ujvar ekziston nje legjende qe thote,se ketu ka jetuar e bukura e ujit ( nje mit mbare shqipetare), e cila dilte ne mengjes ne breg, thahej e krihej  nen  rrezet e diellit, dhe zhytej perseri pasdite. Banoret e zones e kan perdorur kete ujvare si vend pelegrinazhi ( e ritit pagan), pasi besonin ne fuqite sheruese te kesaj ujvare.

  1. Kroi & Cinari I Taslloit ndodhet ne pjesen fundore te kalase dhe lidhet me te nepermjet nje tuneli te fshehte. Kroi (burimi) sebashku me cinarin (rrapin) kane qene te rrethuar me nje system fortifikimesh, prej te cilave kane mbetur vetem dy kulla. Uji I ketij burimi shfrytezohej brenda kalase nepermjet nje pusi I cili eshte edhe sot, por edhe nepermjet  tunelit nentokesor qe sherbente edhe  si rruge lidhje mes kroit dhe kalase. Cinari  I Taslloit eshte  I periudhes se mesjetes dhe  kurora e tij eshte madheshtore. Diametri I trungut te tij arrin deri ne 3-4m.
  2. Ulliri pop Ndodhet ne oboorin e teqes se dollmes. Esshte ulli mbi 500 vjecar. Mendohet se e ka mbjelle vete skenderbeu. Nen kuroren e tij ndodhen varret e BABALLAREVE dhe e DERVISHLEREVE qe kan sherbyer ne teqen e dollmes.
  3. Kroi dhe Cinari I ballabanecit Ndodhen ne pjesen veriore t qytetit,ne aksin rrugor kruje-qafshtame. Tek ky krua vdiq ballaban pasha, I cili ishte me origjine shqipetare, dhe kishte marre ekspediten per te pushtuar krujen pas rrethimit te pare. Ne betejen e zhvilluar ne fshatin brret, ne veri te krujes, ballaban pasha u plagos (sipas gojdhenes u plagos nga tanush topia), dhe ashtu I plagosur erdhi deri tek burimi qe ndodhet ne rrenjet e cinarit dhe aty vdiq. Per shkak te kesaj ngjarjeje, sot e kesaj  dite krutanet e quajn kete vend cinari dhe kroi i ballabanecit (sipas dialektit krutane ballabanec do te thote ballabani-ngeci).
  4. KROI dhe cinari i llaspotit dhe ansambli zejtar ne krye shkoze: Ndodhet ne lagjen shete, ne very te qytetit te krujes, ne rrugen lokale kruje- brret. Sipas toponimit, ky burim mund ta kete marre emrin nga kroi I dhespotit, pasi kruja permendet per here te pare  si kryeqender peshkopale. Cinari (rrapi) shekullore  ndodhet ngjitur me kroin, dhe ka permasa madheshtore.

Ansambli perbehet nga dy mullinj drithi dhe nje punishte per regjie lekure. Perfaqeson nje kompleks  te rralle qe ruhet I plote dhe qe mbartin vlera te rralla arkitekturore. Ne te jane gershetuar mire vlerat arkitektonike te krujes me ato funksionale dhe etnografike

  1. CINARET E BRRETIT, KISHA E LAQETIT DHE GURI I ZANES”

Nndodhen ne fshatin  brret ne pjesen veriore te lumit dro dhe ne rreze te malit te brretit. Perbehen nga 3 cinare te medhenj, shekullor me kuror te madhe, te cilet  ndodhen ne mesin e pyllit me bimesi mesdhetare (mare, shqope, ilnje, mersin).

Prane cinareve ndodhet kisha e laqetit. Laqeti,ne periudhen e mesjetes ka qene lagje e krujes te cilen e permend edhe shkrimtari bashkekohes I skenderbeut Marin Barleti. Ne te dallohen vetem rrenojat e mureve te kishes. Kjo kishe frekuentohet edhe sot nga banoret e zones, edhe pse besimi I tyre eshte mysliman.

Ne mesin e ullishtes se laqetit ndodhet “guri I zanes”,  shkemb ne forme kubi me lartesi 10-15m dhe me gjeresi 20-25m. Sipas mitologjise  thuhet se ketu pushojne zanat e malit, te cilat ruajn nje thesar qe mendohet se eshte fshehur nen kete shkemb. Zanat pasi lahen ne lumin dro, ato vijne dhe thahen e krihen ne maje te shkembit. Per te ruajtur thesarin, bashke me zanat qendron edhe nje bolle ( gjarper) gjigante.