1. kalaja e krujes: Eshte kalaja simbol i bashkimit shpirteror te shqiptareve kudo ku ndodhen . Ne muret e kesaj keshtjelle u dynden pushtues te ndryshem ,por lavdia e krijuar nga epopeja e Skenderbeut mbeti e paprekur. Germimet arkeologjike deshmojne se ky shkemb (kalaja) ka qene e banuar qe ne shekullin e III p.e.r. ndersa fortesa eshte ngritur ne shekullin V-VI e.r. Prane saj eshte zbuluar nje varreze e madhe e kultures arberore. Ne shekullin e XIII-XIV ishte kryeqendra e shtetit te arbrit. Gjate periudhes se Skenderbeut u be kryeqender e Shqipetareve kunder pushtimit osman.

Kjo kala ka trajte eliptike dhe nje perimeter prej 804m. Ajo ze nje siperfaqe prej 2,5 ha dhe eshte ngritur mbi nje koder shkembore.

  1. Teqeja e dollmes: ndodhet ne jugperendim te kalase, e ndertuar mbi nje shkemb te thepisur qe ndahet paksa nga rrafshi I ndertesave te tjera. Teqja e dollmes bie ne sy nga cdo pike e qytetit. Eshte objekt kulti I ritit bektashi, I ndertuar, sipas mbishkrimeve, rreth viteve 1779. Eshte e ndertuar mbi katerfaqe muri te gurte, ku nepermjet trompave kalohet ne tamburin oktogonal mbi te cilen ngrihet kupola e mbuluar me tjegulla. Pjesa me e madhe e interierit eshte e pikturuar me arabeska te ruajtuara deri ne ditet e sotme. Ambienti I saj ndricohet nga 12 dritare .
  2. Hamami mesjetar: ndodhet ne jugperendim te kalase, prane teqes se dollmes, I ndertuar nga fundi i shekullit XV deri ne fillim te shek XVI. Mbi silueten e catise se hamamit theksohen tri kupola sferike. Pjesa e brendshme perbehet nga kater ambjente: Ambjenti I zhveshjes, ku prej kendej zbritet nepermjet shkalleve ne ambjentin e ndermjetem I cili ka gjurmet e nje vaske. Me ne thellesi jane dy ambjente te vecanta te larjes, te cilet kane nga nje vaske qe furnizohen permes nje dritareje me uje nga stereja qe po ashtu furnizohet nga pusi I sheshit. Ne mes te steres eshte vendi i kazanit te ujit. Ky hamam perdorej si b anje nga shtresa me e larte e qytetit.
  3. Kulla e sahatit: eshte vendosur Brenda territorit te kalase dhe dominon mbi gjithe hapesiren e qytetit. Dikur ajo ka sherbyer si kembanore e keshtjelles se krujes , dhe me vone u adoptua ne kulle sahati. Sahatin e ndertuan  tregtaret e pazarit te vjeterr te krujes, per te treguar nepermjet mekanizmit hapjen dhe mbylljen e dyqaneve dhe faljen e vakteve. Ky sahat terhoqi vemendjen e studiuesve te huaj, dhe ruhej deri ne fillim te shekullit te kaluar, dhe sipas deshmive, sahati u more nga ushtrite austro-hungareze gjate luftes se pare boterore..
  4. 2 kisha Brenda ambienteve te Kalase ndodhen edhe 2- kisha katolike qe deshmojne tolerance fetare qec mbizoteronnder shqiptaret. Njera kishe ndodhet ngjitur me Kullen e Sahatit , ne pjesen verilindore te kalase. Ne te dallohen muret me pjese suvaje te pikturuara , faltorja dhe dyshemeja me mozaik.  Ndersa kisha tjeter ndodhet ngjitur me Teqene e Dollmes , ne pjesen jugperendimore te kalase. Permasat e saj jane te vogla dhe eshte rindertim I viteve te fundit  mbi rrenojat e kishes ekzistuese.
  5. Xhamia e Fatih ndodhet ne anen e djath te hyrjes perball me muzeun. Esht e ndertuar ne vitin 1837. Ajo u shkaterrua pas luftes se dyte boterore,1948. Pre saj ka mbetur vetem minarja me mbishkrimin dhe daten e ndertimit te gdhendur ne te.
  6. Kroi ne hyrje te kalase. U ndertua si veper bamiresie ( per kalimtaret dhe banoret e qyetetit)
  7. Monumenti I “Skenderbeut”: ndodhet ne qender te qytetit te Krujes. Eshte veper e skulptorit Janaq Paco, e peruruar me 28 nentor 1959. Eshte statuja e pare ekuestre e ngritur ne shqiperi. Skenderbeu eshte heroi kombetar I shqipetareve, ku do qe ndodhen, brenda dhe jasht kufinjve, simboli I rezistences dhe I bashkimit. I vetmi mbret I pa kurorezuar por qe njihet boterisht si atlet I krishtit, mbrojtes I qytetrimit dhe vlerave e lirive  te njeriut. Busti i Skenderbeut esht I vendosur ne shum prej kryeqyteteve  te botes, si ne: Rome, Paris, Vjene, Bruksel, Njujork, Michigam, Prishtine, Shkup, etj.  Mjaft shkrimtar e kompizitor te njohur jan frymezuar nga heroizmi dhe fama Skendebeut, duke I kushtuar vepra artistike sic eshte opera Skanderbec e kompozuar nga Antonio Vivaldi, etj. Historia e pare dhe e plote e shkruar per popullin shqipetare eshte vepra e Marin Barletit ‘historia de vita et gestis Skanderbegi”, kushtuar epokes se lavdishme te Skenderbeut.
  8. Varri I Havase. Ndodhet ne qender te qytetit te krujes. Mendohet te jete ndertuar per nder te bamireses krutane Havase, e cila e shkriu gjithe pasurine e saj per ndertimin e veprave publike si cezma, kroje, dhe mjaft bamiresi te tjera. Ajo skishte trashegimtare te saj, dhe pasurine e dhuroj per banoret e varfer te qytetit. Pas vdekjes se saj, qytetaret e krujes I ndertuan nje varr monumental ne qender te qytetit. Memoriali ka forme gjashtekendore me mure qe formojne kolonat dhe harqet ne forme arkade mbi te cilat qendron catia. Mendohet te jete ndertuar ne shek XVIII.
  9. Banesa qytetare . Karakteristik e banesave krutane është ndërtimi I tyre në terrene mjaftë të pjerrta, ku ambjentet mbivendosen mbi njëri tjetrin duke iu përshtatur terrenit.

Katet e poshtme te banesës shërbejnë si ahure për magazinimin e produkteve ushqimore e blegtorale dhe e veglave e orindive te tjera shtepiake. Në disa raste ambjentet e poshtme sherbenin edhe per mbajtjen e bagëtive. Kati I siperm perbehet nga odat (dhomat) ku zhvillohet jeta familjare. Ato jane: 1.dhoma e miqve, e cila eshte me e rendesishmja dhe me e stolisura. Ketu qendronin te zotet e shtepise dhe miqte. Gjithashtu sherbente edhe si dhome fjetjeje per mysafiret. Tradita e kishte qe I zoti I shtepise te flinte ne te njejten ode (dhome) me mysafiret. 2. dhoma e gatimit, ku gatuhej dhe qendronte pjessa tjeter e familjes, grate dhe femijet 3. Dhoma e fjetjes, ose sic njihet ndryshe dhoma e ciftit.  karakteritikë është se të gjitha dhomat janë të pajisura me oxhak.

Në Krujë gjenden banesa te vjetra qytetare te shpallura Monument Kulture si :

  1. Banesa e Gocajeve në lagjen Sesere,
  2. Banesa e Sheqere Tetës,
  3. Banesa e Xhemal Belegut,
  4. Banesa e Haxhi Agicit,
  5. Banesa e Lutfi Meces dhe
  6. Banesa e Xhemal Topciut në lagjen Perlataj,
  7. Banesa e kuqve
  8. URA E ABDYL AGES”: Ndodhet ne gryken e Shkalles ,ne mesin e kanionit te lumin zeze.  Kjo ure lidh malin e krujes me malin e gamit. Ne mesjete ura e Abdyl Ages, lidhte  Shkoder-lezhen me Dibren, nepermejt malesise se tiranes dhe  asaj te matit. Sot kjo ure sherben si lidhje mes fshatra nga ted y anet e malit per kembesor dhe kafshe. Sipas burimeve kjo ure eshte ndertuar rreth viteve 1810-1820. Perbehet nga nje qemer I madh rrethor me hapesire 7m, dhe nga nje qemer I vogel me hapesire 2.6m ne bregun e majte. Qemeri I ures eshte ndertuar me gure gelqeror te zones dhe I siguruar me tiranda terthore metalike. Rruga per tek ura dhe me tej pershkohet  nga kalldremi mesjetar.
  9. URA E KURCAJT : ndodhet ne jug te krujes, mbi lumin zeze. Kjo ure I sherbente rruges se shkurter te karvaneve tirane – kruje. Ura e kurcajt eshte ndertim I shkeullit XVIII dhe perbehet nga 3- qemere, ku me I madhi ka nje hapesire prej 10m , I cili eshte  demtuar gjate luftes se dyte boterore dhe u rindertua pas saj. Dy dritaret shkarkuese jane te fazes origjinale te ures. Kalldremi origjinal ruhet ne anen e djathte te ures, me gure lumi, me breza terthor ne ngjitje. Ura e Kurcajt ndodhet prane kalldremit te lumit zeze dhe ures se abdyl ages. sebashku  keto tre monumente culture  ruhet ne gjendje shume te mire dhe  sebashku me pezazhin mesdhetare perbejne nje mjedis mjaft piktoreske dhe atraktiv.
  10. TEQEJA E SARISALLTIKUT

Ndodhet ne guven e buzes se malit te krujes, pingul mbi qytetin e krujes. Teqeja e Sari Salltikut në Krujë shënon fillimin e historisë së teqeve në Shqipëri. Ngritja e këtyre teqeve lidhet me misionarët bektashinj që u vendosën në këto zona gjatë udhëtimeve misonare, dekada përpara se të shfaqeshin ushtritë osmane.

Teqeja e Sari Salltikut në Krujë është themeluar që në gjysmën e parë të shek. XIV. Teqeja mori këtë emer prej misionarit bektashi Sari sadik babait, I cili ka qene nxenesi I Haxhi Bektashit, sebashku me baba tomorin. Legjenda ja dedikon teqene  Dervishit te shenjte , qe luftoi per heqjen dore nga flijimi I virgjireshave per kurbanin ritual. Ne shkembin prane teqes , ne brendesi te guves rrjedh nje  burim I pashtershem uji . Sarisalltiku ,I cili u shnderrua ne nje nga personalitetet me te shquara te bektashizmit , me durim dhe mature te vecante , punoi per te mbjelle faren e besimit bektashian ne Shkup, Oher , Kruje dhe Janine.Shenjtori bektashi ndihmohej ne punen e tij nga tre dervish , te cilet I perhapnin parimet e tij.Gjate kesaj kohe Kruja qe bere qendra me e spikatur e bektashizmit shqiptar. Ky

object kulti u shemb gjate regjimit komunist ( Ne vitin 1967) dhe u rihap ne vitin 1991. Sarisalltiku eshte vendi I dyte me pelegrinazhin me te madh ne shqiperi. Vizitohet nga njerez te te gjitha besimeve fetare.Kulmi I pelegrinazhit zhvillohet nga data 14 Gusht- 14 Shtator.

  1. KALLDREMI I MALIT

Fillon ne pjesen e siperme te qytetit te krujes, ne lagjen varosh, dhe perfundon  ne teqen e sarisalltikut ne malin  e krujes. Eshte rruge  e gjitha me kalldrem, me gjeresi 1.5-2m dhe me shum kthesa qe e bejne mjaft piktoreske si udhe. Per ndertimin e saj jan perdorur guret gelqeror te zones dhe dallohet per perdorim te shumte te brezave terthor me gure te medhenj per te zbutur pjerresine.  Ky kalldrem mendohet te jete ndertuar me kontributin e Ali Pash Tepelenes.

Dervishi I famshem krutane Shememi Babai, ftoi dy pashallaret me te famshem shqipetar, Ali Pash Tepelenen dhe Karamahmut Pash Bushatelliun ne Sarisalltik per te lidhur nje aleance mes tyre, per te bashkuar pashalleqet dhe per te ndertuar shtetin shqipetar. Aleanca  nuk u realizua kurre. Gjate kesaj vizite ne Sarisalltik Ali Pash Tepelenes I pelqeu shum vendi,  cka beri qe ai te kontribuonte ne ndertimin e rruges per ne mal.

  1. Kalldremi ne kanionin e lumit zeze; ndodhet ne juglindje te krujes, nga fshati barkanesh deri tek ura e abdyl ages. Tek ky kalldrem dallohen gjurme te hershme te punimit . Tipike jane ato pjese me gure gelqeror te crregullt dhe te pa niveluar. Punimet e periudhes otomane dallohen per sistemimin dhe vendosjen e bordurave anesore me gure zalli. E gjithe rruga me kalldrem, gjarperon per gjate shtratit te lumit, ku nepermjet ures se abdyl ages, kapercehet nga mali I krujes ne malin e gamit, ku rruga kalon nga krahu I majt ne krahun e djathte. Kjo rruge eshte vazhdim I kalldremit te lumit dro, duke kompletuar gjithe gjatesine e aksit Shkoder-lezhe-diber qe kalonte nepermjet krujes. Sipas studiuesve, kjo ka qene rruge kalimi qe ne antikitet, qe lidhte durresin, albanopolisin me qytetet e tjera ilire me ne brendesi.

 

  1. KALLDREMI NE LAGJEN MECE: Ndodhet poshte kalase, ne pjesen perendimore te saj. Eshte ndertim I periudhes se sundimit turk, shekullit XVIII-XIX. Kjo rruge lidhte keshtjellen me pjesen fushore. Kalldremi eshte I fragmentarizuar dhe ka gjeresi 1.7-2m dhe esht mjaft I pjerret, duke kushtezuar perdorimin e brezave terthore guri, per te bere te mundshem kalimin.
  2. URA E “SAXHES” NE LAGJEN EMIRAJ”. Ndodhet ne lagjen EMIRAJ, ne perendim te qytetit. Prane saj ndodhet mulliri me uje dhe kroi I “saxhes” me rrapin shekullore. Ura eshte ndertim I shekullite XIII-XIV, e perbere nga vetem nje qemer. Kjo ure lidh lagjen EMIRAJ me qytetin. Dikur mbi kete ure kalonte rruga e karvaneve qe lidhte krujen me zonat e tjera. Gjurmet e kesaj rruge eshte kalldremi I crregullt me gur lumi, ku pjese te tij ruhen ende prane ures,. Kjo rruge vazhdon pergjate perroit te “ZIDOLLIT”(ku eshte zhvilluar edhe nje prej betejave me te rendesishme me turqit), tek perroi I HALILIT ne zgerdhesh (ALBANOPOLIS) dhe neper gjith zonen fushore te krujes.
  3. KROI dhe cinari i llaspotit dhe ansambli zejtar ne krye shkoze: Ndodhet ne lagjen shete, ne very te qytetit te krujes, ne rrugen lokale kruje- brret. Sipas toponimit, ky burim mund ta kete marre emrin nga kroi I dhespotit, pasi kruja permendet per here te pare  si kryeqender peshkopale. Cinari (rrapi) shekullore  ndodhet ngjitur me kroin, dhe ka permasa madheshtore.

Ansambli perbehet nga dy mullinj drithi dhe nje punishte per regjie lekure. Perfaqeson nje kompleks  te rralle qe ruhet I plote dhe qe mbartin vlera te rralla arkitekturore. Ne te jane gershetuar mire vlerat arkitektonike te krujes me ato funksionale dhe etnografike.

  1. monumenti I 90 vajzave Ndodhet ne rrugen nacionale kruje-Qafshtame, 3km ne lindje te qytetit, ne pjesen e quajtur “shkembi I vajes”. U quajt keshtu nga populli I krujes, per shkak se ne kohen e pushtimit nga turqit, 90 vajza krutane per te mos u bere skllave te turqve u hodhen nga shkembi ne gremine. Nenat e “90 vajzave” shkonin cdo dite prane ketij shkembi dhe vajtonin vajzat e tyre. Per kete motiv, populli e quajti shkembi I “vajes” (vajtimit”). Ne ane te rruges automobilistike ndodhet edhe memoriali perkujtimor  I “90 vajzave”
  2. Kullat

Janë banesa fshatare, kompozimi I tyre është I thjeshtë dhe I kushtëzuar nga terreni ku janë ndërtuar. Katet e poshtme kanë shërbyer për mbajtjen e bagëtive dhe kanë hyrje te vecantë nga jashte. Katet e sipërme shërbenin për banim dhe përbëhen nga oda e burrave, dhe ajo e gatimit që shërbente edhe si oda e grave. Sistemimi I brendëshëm I kullave është shumë më I thjeshtë se i banesave qytetare , dhe në disa raste janë të pa suvatuara dhe pa tavan. Karakteristike janë :

  1. Kulla e Taf Bashës në Mafsheq
  2. Kulla e Muharrem Hoxhes në Rranxë
  3. Kulla e Selman Tarës në Shkretë

Kulla e Ibrahim,Hamza,e Bajram  Gjonit ne Budull.

  1. Kisha e Shen Gjon Pagezorit

Ndodhet ne fshatin Derven 5 km  ne veriperendim te qytetit te fushkrujes. Kisha e Shën Gjon Pagëzorit, është një monument me vlera të veçanta arkitektonike dhe artistike. Kjo kishe u zbulua rastesisht gjate punimeve per ndertimin e nje kishe te re. Sipas studiuesve mendohet te jete ndertuar rreth shekullit XIII-XIV. Ne muret e saj dallohen afresket. Ne pjesen lindore  kisha është veshur me afreske ku janë vendosur tre piktura. Skena ka në qendër figurën e Krishtit, kurse në të djathtë dhe në të majtë,  të drejtuar drejt tij dhe në lëvizje , janë paraqitur Shën Pjetri dhe Shën Pali. Në skenën në jug me përmasa të mëdha janë pikturuar Shën Mëria dhe Shën Gjon Pagëzori. Në  derën e murosur është vendosur një suva mbi të cilën eshte zbuluar piktura me skenën e lajmërimit: Shën Mëria me një libër në dorë dhe ëngjëlli Gabriel.

  1. MALI I RI.

Ndodhet ne pjesen  jugore te malit te krujes, rreth 5km nga qyteti i krujes. Per te shkuar tek mali I ri duhet te ndjekesh rrugen lokale Kruje-Barkanesh, ku  pastaj ne Zahari  devijohet rruga duke ndjekur  shtegun mes pyllit medhetar pergjate rrezes se malit. Ne majen e malit te ri ndodhet nje shpelle e mbushur me stalagmite dhe stalaktite me pamje mjat te bukur. Kjo shpelle sherben si vend peligrinazhi per banoret e zones dhe me gjere. Karakteristike e kesaj shpelle eshte se nuk ka percaktim te sakte se cilit besim I perket. Mali I ri te ofron pamje spektakolare te kanionit te lumit zeze, malit te gamit, ures se Abdyl Ages, ures se Kurcajt dhe fshatrave perreth.

  1. SHPELLA NE BOVILLE (NQS FOTOGRAFOHET, TE VENDOSET NE HYRJE TE GUIDES, PER TE DESHMUAR POPULLIMIN PREJHISTORIK TE KESAJ ZONE) Ndodhet ne jug te malit te gamit, ne gryken e bovilles, qe ndan krujen nga rrethi I tiranes. Kjo shpelle eshte e pa ekspozuar per vizitoret. Sipas studiuesve, kjo shpelle eshte vazhdim I shpelles se pellumbasit ne malin e dajtit. Mendohet te jete banuar rreth shekujve XII-XI p.e.r. vecanti e keti vendbanimi eshte prezenca e pikturave prehistorike qe shfaqin skena nga jeta e kohes.
  2. Memoriali I Zidollit. Ndodhet ne ane te rruges nacionale kruje- fushkruje, 7 km nga qyteti I krujes. Ky monument u ngrit ne vitin 1968 ne jubileun e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbetut. Ky monument I esht kushtuar betejes se famshme te zidollit ndermjet ushtrise osmane dhe forcave te udhehequra nga Skenderbeu. Per shkak te disfates qe pesoi ushtria osmane ne kete gryke, Sulltan Mehmeti I II e quajti “jezit doll” qe ne shqip do te thote “gryka e djallit”. Legjenda thote se ne kete gryke nuk kaloi kembe turku.  Ende sot e kesaj dite, kjo gryke njihet me emrin gryka e zidollit.